Flash News

E-TJERA

Mbi 1.9 milion doza të siguruara, del kostoja e vaksinave që ka blerë Shqipëria; cili lloj i vaksinave dominon

Mbi 1.9 milion doza të siguruara, del kostoja e vaksinave që ka

Në Shqipëri vaksinat e para anti-Covid mbërritën në fillim të këtij viti dhe deri më tani janë siguruar mbi 1.9 doza. Vendi ynë ka administruar katër lloje vaksinash, Pfizer, Astazeneca, Sinovac, Sputnik V. Sipas të dhënave të "Open Data Albania", kostua e vaksinave që ka blerë Shqipëria është 3.42 miliard lekë.

Më herët qeveria nuk ka dhënë detaje mbi kontratat për blerjen e vaksinave me argumentin e sekretit tregtar. Nga totali prej më shumë se 1.9 milionë doza, mbizotëron vaksina kineze. Më poshtë lista e vaksinave që kanë ardhur në vendin tonë:

1 000 000 doza Sinovac-CoronaVac

551 000 doza BionTech/Pfizer

320 000 doza AstraZeneca

50 000 doza Sputnik V

Sipas planit për vaksinim me dy doza të popullsisë së rritur, duhen administruar në total 4.4 milion vaksina. Deri më tani është vaksinuar 22 % e popullsisë.

Sipas "Open Data Albania", deri më tani shteti ka kontraktuar 2.9 milion vaksina ose 66% të sasisë së dozave për të cilat është angazhuar në Planin Shtetëror për Vaksinimin. Për të negociuar me prodhuesit, qeveria ka autorizuar dy ministri, të Shtetit për Rindërtimin dhe të Shëndetësisë.

Kujtojmë që procesi i imunizimit ka nisur javën e dytë të muajit janar, si fillim me grupet e riskut dhe më pas nisi vaksinimi masiv. Në muajin gusht dhe në shtator, qytetarët mbi 18-vjeç mund të vaksinohen, duke u paraqitur me dokumentin e identifikimit pranë qendrave të posaçme të vaksinimit. Vaksinimi është me dëshirë për qytetarët, por i detyrueshëm për stafet mjekësore, studentët dhe arsimtarët. 

Të fundit