Flash News

E-TJERA

Mbi 2 mijë euro bileta avioni, zbardhen udhëtimet e Bllakos me Zoton dhe zv.presidentin e FSHF

Mbi 2 mijë euro bileta avioni, zbardhen udhëtimet e Bllakos me Zoton

SPAK lëshoi 11 urdhër-arreste për inceneratorin e Fierit dy ditë më parë. Me stë arrestuarve ishte edhe zv.presidenti i FSHF-së Arben Dervishaj.

Nga dosja hetimore rezultoi se ish-deputeti Alqi Bllako i cili aktualisht ndodhet në qeli, ka pasur komunikime të vazhdueshme me dy biznesmenët e shpallur në kërkim, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto.

Detaje të reja janë zbardhur nga dosja hetimore e të arrestuarve për inceneratorin e Fierit.

Janë zbardhur udhëtimet që Dervishaj, Bllako dhe ish-drejtoresha e dhënies së koncesioneve Etleva Kondili kanë bërë bashkë me Mërtirin dhe Zoton.

Referuar dosjes hetimore, thuhet se Dervishaj në cilësinë e mbikëqyrësit të punimeve pranë shoqërisë koncesionare Tecnology Easte Treatment Fier në pronësi të Zotos, ka kryer udhëtime jashtë vendit të cilat janë paguar nga biznesmeni.

“Nga këqyrja e sistemit TIMS rezulton se Arben Dervishaj ka udhëtuar me avion më datë 11 prill 2017 nga Rinasi në drejtim të Torinos në Itali. Me datë 12 prill është kthyer nga qyteti i Romës në Tiranë për të ndjekur ndeshjen e futbollit që do të zhvillohej ndërmjeti Juventusit dhe Barcelonës. Bileta për të ndjekur ndeshjen në shumën prej 2250 eurosh është paguar nga Klodian Zoto”, thuhet në dosje.

Një tjetër udhëtim është i Dervishajt është në datën 10 qershor 2017 drejt Stambollit, e prej andej në Tel Aviv në Izrael.

Në dosjen hetimore thuhet se bileta dhe qëndrimi në një nga hotelet luksoze në Izreal për Dervishaj dhe vajzën e tij, janë paguar nga Klodian Zoto.

Po ashtu në dosjen hetimore, rezulton edhe një udhëtim nga Tirana drejt Torinos i kryer nga Klodian Zoto, Arben Dervishaj dhe Alqi Bllako më 17 prill 2019 për të parë ndeshjen Juventus-Ajax. Shpenzimet e udhëtimit dhe qëndrimit janë paguar po ashtu nga Zoto.

Të fundit