Flash News

E-TJERA

Mbi 2 orë e gjysmë në SPAK, ish-deputeti Ralf Gjoni tregon arsyen pse u thirr

Mbi 2 orë e gjysmë në SPAK, ish-deputeti Ralf Gjoni tregon arsyen

Ish-deputeti i LSI, Ralf Gjoni, ka dalë nga SPAK pas më shumë se 2 orësh.

Për mediat, Gjoni tha se nuk është pyetur si person nën hetim dhe se nuk ka arsye për ta hetuar atë. Sipas Gjonit, SPAK e ka marrë në pyetje si shtetas i angazhuar në pozitat shtetërore.

“Jam pyetur si shtetas në cilësinë e të angazhuarit në angazhime dhe pozicione shtetërore. Nuk u pyeta si person në hetim. Nuk ka arsye për të më hetuar mua. Nuk kam qenë pjesë e dosjes së ish presidentit Meta, se s’kam qenë në kontakt me të kur ka qenë kryetar shteti. Nuk ka asnjë arsye për të më hetuar mua. Nuk mund ta them më shumë, mund të pyesni prokurorët. Dua të respektohem dhe dua të tregohem profesional, kaq kisha për të thënë”, deklaroi Gjoni.

Të fundit