Flash News

E-TJERA

Mbi 30 të shoqëruar për atentatin ndaj 'Julit të Pashakos', shumica anëtarë të grupit të Aldo Bares

Mbi 30 të shoqëruar për atentatin ndaj 'Julit të

Policia e Lushnjes ka shoqëruar më shumë se 30 persona lidhur me atentatin ndaj Julian Sulës, i njohur si Juli i Pashakos.

Shumica e të shoqëruarve janë anëtarë të dy grupeve të njohura në qytet: grupit të Aldo Bares dhe fisit Aliçka, të cilët kanë pasur konflikte të shumta me 45-vjeçarin vitet e fundit.

Pas marrjes në pyetje, shumica e tyre janë liruar, pasi kanë mohuar përfshirjen në ngjarje.

Hetimet kanë zbuluar se makina e përdorur nga autorët për atentatin ishte vjedhur në Greqi në vitin 2022, ndërsa targat e saj ishin marrë një vit më vonë, po në qytete të ndryshme greke. Autoritetet helene kanë konfirmuar se vjedhjet janë të pazbardhura dhe pa autor të identifikuar.

Policia ende nuk ka informacion të qartë për mënyrën dhe rrugën se si autorët u larguan pas aktit. Makina u dogj në fshatin Lifaj, dhe hetuesit dyshojnë se autorët mund të jenë larguar me një automjet tjetër, duke kaluar përmes zonave rurale drejt Kuçovës dhe Beratit.

Të fundit