Flash News

E-TJERA

Mbi 33 mijë maturantë i nënshtrohet sot testit të matematikës, bllokues valësh në disa shkolla

Mbi 33 mijë maturantë i nënshtrohet sot testit të

Mbi 33 mijë maturantë në të gjithë vendin do t’i nënshtrohen sot provimit të tretë të Maturës Shtetërore. Ata do të testohen për njohuritë në lëndën e matematikës.

Provimi nis në orën 10:00 dhe mbyllet në orën 12:30. Ata duhet të paraqiten më herët në qendrat e testimit. Provimi do të ketë 60 pikë, ku 20 pikë për pyetjet me alternativa dhe 40 pikë pyetjet me zhvillim.

Maturanti do të jetë kalues nëse merr minimumi 25 % të pikëve të testit. Provimi i lëndës me zgjedhje, që është edhe i fundit, do të zhvillohet në datën 24 qershor.

Në disa shkolla janë vendosur bllokues valësh në mënyrë që të shmangej kopja me telefon. Kujtojme se në provimet paraardhëse, gjë e cila ka ndodhur thuajse çdo vit, teza ka qarkulluar në rrjet, ndërsa ishte duke u zhvilluar testimi.

 

 

Të fundit