Flash News

E-TJERA

Mbi 345 mln lekë fondi total, sa para kanë përfituar partitë politike nga Buxheti i Shtetit për 2022-shin

Mbi 345 mln lekë fondi total, sa para kanë përfituar partitë

Fondi për partitë politike për këtë vit është vitit 345 600 000 lekë. Por sa kanë përfituar partitë?

Sipas të dhënave të “Open Data Albania”, PS është partia që ka përfituar më shumë fonde, 151 494 783 lekë. Në vend të dytë renditet Partia Demokratike me 104 926 170 lekë, ndërsa e treta është LSI-ja, që tashmë është Partia e Lirisë, 15 577 215 lekë.

Mbi 345 mln lekë fondi total, sa para kanë përfituar partitë

70 përqind e fondit që përfitojnë partitë përllogaritet, sipas numrit të deputetëve në Kuvend. Fondi në masën 20% përfitohet nga parti që kanë fituar mbi 10 mijë vota ndërsa 10 përqind në finale ndahet mes partive që kanë marrë mbi një përqind të totalit të votave.

Partitë Politike përveç Buxhetit të Shtetit kanë edhe burime të tjera financimi për proceset dhe aktivitetet e tyre vjetore apo për fushatat zgjedhore. Fondet e tyre janë kryesisht nga kuota, donacione, aktivitete ekonomike të shfrytëzimit etj. Pasqyrat financiare të Partive Politike është detyrim ligjor të auditohen çdo vit dhe të publikohen nga Komisioni Qendror Zgjedhor.

Të fundit