Flash News

E-TJERA

Mbi 90 mijë vaksina të siguruara, sa qytetarë kanë marrë një dhe dy doza

Mbi 90 mijë vaksina të siguruara, sa qytetarë kanë
Foto ilustruese

Dozat e para të vaksinave anti-Covid mbërritën në Shqipëri në muajin janar, kur dhe nisi procesi. Deri më tani në vendin jonë ka arritur të marrë mbi 90 mijë doza. Sasia e fundit prej 10 mijë vaksina ruse Sputnik V erdhi një ditë më parë.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastriliu deklaroi në Kuvend se vaksinimit masiv do i hapë rrugë akti normativ që parashikon marrjen edhe të vaksinave ruse dhe kineze. Akti lejon negocimin me vende që prodhojnë vaksina të pacertifikuara nga Administrata për Ushqimin dhe Barnat të SHBA, apo nga Agjencia Europiane e Barnave.

Manastriliu foli dhe për objektivat. Me nisjen e fushatës masive qeveria synon të vaksinojë 15 mijë persona në ditë.

Ndërkohë deri tani janë kryer 48,229 vaksinime.

-27,872 vaksinime për personelin shëndetësor dhe stafet mbështetëse

-7,932 vaksinime për të moshuarit

-12,411 vaksinime për arsimtarët

Zyra për shtyp e ministrisë së Shëndetësisë ka konfirmuar për  "Euronews Albania",  se 35,904 persona kanë marrë vetëm nga një dozë (74% e injektimeve), ndërsa 2,311 të tjerë i kanë marrë të dy injeksionet e nevojshme.

Të fundit