Flash News

E-TJERA

Mbillet një pemë në nder të Klodian Rashës, i ati: M’u përgjysmua dhimbja, do jetë i paharruar emri i djalit tim

Mbillet një pemë në nder të Klodian Rashës, i ati:
Kryebashkiaku Erion Veliaj dhe Qazim Rasha

I ati i Klodjan Rashës, Qazim Rasha i shoqëruar nga kryebashkiaku Erion Veliaj ka mbjellë një pemë në Parkun "Europa" në Sheshin Skëndërbej në nder të 25-vjeçarit.

“Falënderoj nga zemra, që nga dita e parë deri në ditën e 50 të sotmet, të gjithë ata që na kanë nderuar. Falënderoj kryetarin e Bashkisë që bëri të mundur që dhimbja ime të përgjysmohet. Tirana është shpirti jonë, është zemra jonë, është krenaria jonë dhe kjo duhet mbajtur me ballin lart. Ta mbjellim një lule, jo ta dëmtojmë atë. Veprime të tilla i shërbejnë brezave. Do të jetë i paharruar emri i djalit tim, por edhe djali juaj do të krenohet nesër”, tha Qazim Rasha.

Klodian Rasha u qëllua për vdekje nga një efektiv policie mëngjesin e 8 dhjetorit. Vrasja e 25-vjeçarit u shoqërua me protesta masive në të gjithë vendin.

Të fundit