Flash News

E-TJERA

Mbledhja e dy qeverive u anulua, pamje nga Gjakova ‘e veshur’ kuqezi

Mbledhja e dy qeverive u anulua, pamje nga Gjakova ‘e veshur’ kuqezi

Kryeministri Edi Rama konfirmoi një ditë më parë se mbledhja e dy qeverive Shqipëri-Kosovë e cila ishte planifikuar të mbahej sot, u anualua. Sipas Ramës, nuk ishte arritur dakordësi mes tij dhe Kurtit për formatin e mbledhjes.

Megjithëse, nuk do të ketë mbledhje, Gjakova vijon të mbetet e përgatitur me të gjitha detajet e organizimit. Siç shihet edhe në foto, është vendosur tapeti i kuq ku pritej të kalonte klabineti i ministrave dhe kryeministrat e dy vendeve.

Po ashtu, është përgatitur edhe vendi ku do të realizohej fotoja familjare me pozicionin përkatës të zyrtarëve.

Tryeza ku do të diskutohej është dekoruar me ngjyrat kuq e zi.

Slogani “Të përbashkuar në Gjakovë” është i vendosur pas tryezës dhe përgjatë rrugës në tapetin e kuqe ku do të priteshin delegacionet.

Mbledhja e dy qeverive u anulua, pamje nga Gjakova ‘e veshur’ kuqezi Mbledhja e dy qeverive u anulua, pamje nga Gjakova ‘e veshur’ kuqezi Mbledhja e dy qeverive u anulua, pamje nga Gjakova ‘e veshur’ kuqezi Mbledhja e dy qeverive u anulua, pamje nga Gjakova ‘e veshur’ kuqezi Mbledhja e dy qeverive u anulua, pamje nga Gjakova ‘e veshur’ kuqezi Mbledhja e dy qeverive u anulua, pamje nga Gjakova ‘e veshur’ kuqezi Mbledhja e dy qeverive u anulua, pamje nga Gjakova ‘e veshur’ kuqezi Mbledhja e dy qeverive u anulua, pamje nga Gjakova ‘e veshur’ kuqezi

Të fundit