Flash News

E-TJERA

Mbledhja e Komisionit të Ligjeve/ Bashkim Fino: Mbi 4 milionë lek rrogë doni dhe shpërblim, punën keni bërë

Mbledhja e Komisionit të Ligjeve/ Bashkim Fino: Mbi 4 milionë lek

Deputeti socialisti Bashkim Fino, ka debatuar me tone të larta gjatë mbledhjes së sotme të Komisionit të Ligjeve, fillimisht me kryetaren e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit Albana Shtylla dhe më pas me Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi.

Kryetarja Albana Shtylla ka kërkuar shtimin e stafit në KPA dhe marrjen e dy pagave shpërblim nga kryetarja e këtij institucioni pas largimit nga detyra.

Fino ka reaguar menjëherë duke i kërkuar Komisionit dhe Ministrisë së Financave që të mos marrë parasysh kërkesat e Shtyllës pasi sipas tij, anëtarët e institucioneve të reja të drejtësisë marrin mbi 4 milion e 300 mijë lekë të reja në muaj.

“Unë do i thoja ministres së Financave të mos jap shpërblim në asnjë mënyrë. Nëse ka bërë detyrën për tre vite shumë mirë ka bërë, punën ka bërë. Të gjitha paratë dalin nga paratë e taksapaguesve shqiptarë dhe janë të tepërta. Investimet në KPA janë mëse të mjaftueshme për të vijuar aktivitetin e saj, dhe nuk jam dakord që të shtohen këshilltarët. 43 veta janë mëse të mjaftueshëm”, tha Fino.

Pas debatit me kryetaren e KPA Albana Shtylla, Fino ka kundërshtuar dhe një kërkesë të kreut të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve Ilrijan Celibashit, i cili ka kërkuar rikonstruksion të godinës së KQZ dhe blerje  pajisjesh teknologjike.

Fino ka thënë se nuk është kundër rikonstruksionit të KQZ, por ka kërkuar që ky investim të bëhet pas zgjedhjeve dhe të gjitha fondet të shkojnë vetëm për këtë të fundit.

“Zoti Celibashi do të rikonstruktojë godinën. Ndërkohë ne kemi godinë të re. Zoti Kryetar ky pasi na mori numrin e punonjësve, 85 punonjës, tani do dhe një kat shtes së s’ka ku t’i fusi. (Qesh). Për mua ky ndryshim mund të bëhet më vonë, pas zgjedhjeve. Në një vit eklektoral është më mirë të lëmë fonde për zgjedhjet jo për shtesë kati. Nuk jam kundër rikonstruksionit të godinës, por jam që të bëhet më vonë, pas zgjedhjeve”, tha Fino.

Sa i përket fondit për blerje kompjuterash, Fino tha se qeveria ka dhënë para çdo vit për kompjutera.
“E dyta, ky fondi më çudit, 23 milion për kompjutera. Ju më thoni që kompjutera janë të 2009. Unë kam qenë relator dhe në çdo vit janë bërë investime. Unë kam dokumente që çdo dy vjet në kemi dhënë para për kompjutra, dhe ju kërkoni tani kompjutera të 2020-ës, ju keni të drejtë por të tjetër ndoshta kanë marrë paratë dhe kanë vendosur kompjutera të vjetër”, tha Fino.

Një reagim për këtë e pati dhe vetë Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, i cili shtoi se nuk bëhej fjalë vetëm për kompjutera, por dhe për pajisje teknologjike.

“Vitin e kaluar fondi për blerjen e kompjuterave është djegur. Nuk i di arsyet. Edhe pse paratë janë dhënë, ato kompjutera nuk janë marrë. Për çdo qendër votimi do ketë qendër vëzhgimi me kamera, ndaj nuk është se bëhet fjalë vetëm për kompjutera por për pajisje të teknologjisë së informacionit”, u përgjigj ai.

Të fundit