All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Mbledhja e përbashkët e organeve të drejtësisë/ Në fokus vetting-u dhe harta e re gjyqësore

All - Paragraf - 1

Mbledhja e përbashkët e organeve të drejtësisë/ Në

Organet e reja të drejtësisë janë duke zhvilluar mbledhjen e parë të përbashkët. Të pranishëm janë kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami dhe kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi.

All - Paragraf - 3

Në fokus të mbledhjes janë sfidat me të cilat do të duhet të përballet sistemi i drejtësisë, duke u përqendruar te vetting-u dhe harta e re gjyqësore.

Llagami u shpreh se sistemi i drejtësisë do t’ia dalë ashtu siç duhet, nëse përfaqësuesit e organeve, i adresojnë nevojat që kanë duke u mbështetur te njëri-tjetri.

“Misioni vazhdon, qëndresa po. Mesazhi im është që gjithçka duket e pamundur, derisa të arrihet. Jam besimplotë që nëse të gjithë këtu kuptojmë nevojat që kemi dhe mundohemi t’i adresojmë, duke u mbështetur te njëri-tjetri, padiskutim që sistemi do ja dalë ashtu siç duhet”, u shpreh Llagami në fjalën e saj.

Ndërsa, Gent Ibrahimi u përqendrua në problemet që ka shkaktuar zbatimi i vetting-ut në drejtësi. Kreu i KLP-së, tha se përparësia e vetme është të gjenden metodat dhe mjetet e duhura për të zbutur problematikat.

“Shqetësimet tona jam i bindur që përkojnë plotësisht me ato të shoqërisë. Vettingu është një politikë publike, që gëzon një legjitimitet të plotë, por pasojat e tij janë ato që janë. Sot po bëhet gjithnjë e më e vështirë për të marrë drejtësisë në dyert e institucioneve të drejtësisë. Detyra jonë është të gjejmë mjetet dhe mënyrat për të adresuar këtë problem, për të zbutur pasojat e Vettingut. KLGJ filloi të diskutonte njërën nga këto instrumente dje me hartën e re gjyqësore, ne kemi më shumë se kaq si instrumente në dorë, ndaj jemi mbledhur sot. Çështja e parë që do diskutojmë është pikërisht problematikat e shkaktuara në sistemin e drejtësisë si rezultat i zbatimit të Vettngut. Sfidat janë evidente. Ajo çka ne do të diskutojmë me përparësi sot janë mjetet, metodat, që kanë në dispozicion dy këshillat për ta zbutur këtë problematikë”, tha Ibrahimi.

Të fundit