Flash News

E-TJERA

Mbledhja e PS, paralajmëron ish-ministri: Mund të ndodhë një arrestim tjetër

Mbledhja e PS, paralajmëron ish-ministri: Mund të ndodhë një

Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo ka komentuar mbledhjen e sotme të PS, e drejtuar me mesazhe të forta nga kryeministri Edi Rama.

I ftuar në MCN, Milo tha se mesazhet e kryeministrit për zyrtarët e korruptuar, i cilësoi si parapritë për ndonjë arrestim tjetër të bujshëm në radhët e eksponentëve socialistë.

Ai shton se mesazhet e kreut të qeverisë nuk janë të reja, pasi janë përsëritur herë pas here qëndrime të tilla lidhur me luftën kundër korrupsionit, por edhe në radhët e Partisë Socialiste.

 "Tema është rimarrë sidomos gjatë muajve të fundit kur eksponentë të veçantë socialistë janë paraqitur para drejtësisë për të dhënë llogari për veprimtaritë e tyre korruptive.

Nuk kemi ndonjë element të ri që të sillte deklarata kaq të forta.

Është një fjalim i mirëmenduar për tu thënë sot, por që vjen si rrjedhojë e akumulimit të një numri akuzash që janë bërë ndaj eksponentëve të veçantë të Partisë Socialiste dhe qeverisë.

Ka gjetur momentin tani për ti artikuluar më me forcë, pasi mund të ndodhemi para ndonjë arrestimi tjetër të ndonjë eksponenti të PS, mund të ndodhemi përpara ndonjë shpërthimi tjetër korruptiv të qeverisë socialiste.

Kryeministri Rama patjetër që ka informacione të klasifikuara, se për shkak të detyrës informohet për informacione sekrete.

Është i pari mes të gjithëve në piramidën qeveritare që ka të drejtën të njihet, jam i sigurt që ka informacione të klasifikuara që i jepen nga shërbimet sekrete dhe agjencitë qeveritare që kanë për detyrë të luftojnë korrupsionin.

Është ende herët për të parë se cilin do ketë në fokus SPAK në radhën e qeverisë, apo eksponentë të Partisë Socialiste.

Nuk e përjashtoj mundësinë që mund të ketë dhe mendoj se do ketë, por se cili emër i përveçëm do jetë para togave të drejtësisë, e kam të vështirë se nuk dua të paragjykoj", tha Milo. 
I pyetur nëse ka një divorc politik mes Edi Ramës dhe Erion Veliajt, Milo u shpreh se kryeministri e përjashtoi këtë ide jo thjesht drejtpërdrejt në marrëdhënie me zotin Veliaj, por e përjashtoi si fenomen që të ketë marrëdhënie të posaçme me anëtarët e qeverisë së tij, duke ua bërë të qartë që në fillim se kush do hajë kumbulla do i mpihen dhëmbët.

Të fundit