Flash News

E-TJERA

Mbledhja e qeverisë/ Miratohet projektbuxheti i 2022, rriten pagat e mjekëve dhe mësuesve, ndihma ekonomike

Mbledhja e qeverisë/ Miratohet projektbuxheti i 2022, rriten pagat e

Miratohet projektbuxheti për vitin 2022. Pas mbledhjes së qeverisë, ministrat kanë bërë të ditur se si do të shpërndahet fondi i vitit të ardhshëm.

Ministrja e Shëndetësisë deklaroi se parashikohet rritje pagash të stafit mjekësor si dhe ndihma ekonomike për shtresat në nevojë.

 “Do të rritet me 10% ndihma ekonomike. Familjet mbi tre fëmijë, nën 18 vjec do kenë rritje të ndihmës ekonomike dy herë.

Do mbështesim fëmijët jetim, duke dyfishuar masën e mbrojtjes së këtij programi që mbështeten me këtë masë të re, dy herë më shumë.

Gratë e trafikuara dhe dhunuara rritje 3 herë masës së ndihmës ekonomike që jepet nga ky program.

Kategoritë në nevojë , janë parashikuar 45 mln dollarë që do alokohen në buxhetin e shtetit për kompensimin e energjisë për shtresat në nevojë.

Do ketë rritje buxheti për pagat për mjekë e infermier. Do vijojmë në 2022 me 6% të rritjes së pagës në sistemin shëndetësor nga data 1 korrik 2022”, tha Manastirliu.

Nga ana tjetër, ministrja e Arsimit, Evis Kushi po ashtu njoftoi se vitin e ardhshëm pritet rritje pagash edhe për mësuesit me 6%, por edhe për punonjësit psiko-socialë.

“Për mësuesit do ketë rritje page vitin e ardhshme me 6%. Pagat do rritjen edhe për punonjësit psiko-socialë, që janë rreth 600 punonjës në mbështetje të nxënësve dhe mësuesve.

Ndërkombëtarizimi i universiteteve prioriteti ynë, që të diplomuarit tanë të kenë aftësi të konkurrueshme në BE.

Do ketë buxhet për mbështetjen e projekteve të universiteteve dhe bashkëpunimit me universitetet më prestigjioze evropiane”, tha Kushi.

Po ashtu, fond nga projektbuxheti është parashikuar edhe për menaxhimin e mbetjeve të bashkive sidomos në zonat bregdetare.

 

Të fundit