Flash News

E-TJERA

Mbledhja e qeverive Shqipëri-Kosovë, Rama miraton krijimin e Sekretariatit Koordinues Ndërqeveritar

Mbledhja e qeverive Shqipëri-Kosovë, Rama miraton krijimin e

Qeveria shqiptare ka miratuar krijimin e Sekretariatit Koordinues Ndërqeveritar me vendim të Këshillit të Ministrave.

Lajmi për ngritjen e këtij organi u dha një muaj më parë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë vizitës së Ramës në Prishtinë.  

“U dakordësua që të ngrihet dhe një sekretariat koordinues për marrëdhëniet tona bilateral që do të udhëhiqet nga Gentian Sala me dy pasaporta, atë të Shqipërisë dhe Kosovës”, deklaroi asokohe Kurti.

Ky Sekretariat vjen pak javë para mbledhjes së përbashkët të dy qeverive Shqipëri-Kosovë.      

Vendim për:

MIRATIMIN, NË PARIM, TË PROTOKOLLIT TË BASHKËPUNIMIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISE DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, PËR KRIJIMIN E SEKRETARIATIT KOORDINUES NDËRQEVERITAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të protokollit të bashkëpunimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës, për krijimin e Sekretariatit Koordinues Ndërqeveritar, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Të fundit