Flash News

E-TJERA

Mbledhja në KLGJ, kreu i Gjykatës së Lartë: Vrasja e gjyqtarit e paralajmëruar

Mbledhja në KLGJ, kreu i Gjykatës së Lartë: Vrasja e

Ka përfunduar mbledhja urgjente e Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), thirrur pas vrasjes të gjyqtarit Astrit Kalaja, ndodhur tre ditë më parë brenda ambienteve të gjykatës.

Në takim morën pjesë 260 gjyqtarë nga e gjithë Shqipëria, të cilët diskutuan për çështjen e sigurisë së gjyqtarëve si dhe për gjuhën denigruese që shpesh përdoret ndaj tyre nga publiku dhe mediat.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi se kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, në një deklaratë të fortë, e cilësoi vrasjen si një “vdekje të paralajmëruar”.

“Vdekje e paralajmëruar sepse prej vitesh gjyqtarët janë bërë shënjestër e denigrimeve. Është goditur autoriteti i njerëzve të drejtësisë. Kjo nuk është vetëm klimë mosbesimi, por një fushatë e vazhdueshme denigrimi.

Vonesat në gjykimin e çështjeve dhe mosrespektimi i afateve janë plagë që dëmtojnë besimin e publikut dhe e kthejnë në dënim për qytetarët,” – u shpreh Sadushi.

Të fundit