Flash News

E-TJERA

Mblidhet Komisioni për Inceneratorët/ Opozita e vetme në sallë, PS ‘e injoron’

Mblidhet Komisioni për Inceneratorët/ Opozita e vetme në

Opozita ka zhvilluar e vetme mbledhjen e Komisionit Hetimor për Inceneratorët. Maxhoranca, e cila është duke zhvilluar paralelisht mbledhje me kabinetin qeveritar, nuk ka qenë e pranishmen sallë. 

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur prej orës 09:30 kabinetin qeveritar për të shqyrtuar 100 ditëshin e parë nga puna e ministrave të mandatit të tretë. 

Ishte kryedemokrati Lulzim Basha ai që i bëri thirrje dje kryeministrit Edi Rama dhe zv.kryetaren Ermonela Felaj, të mos pengojnë zhvillimin e punimeve, sidomos për situatën në të cilën zhvillohet mbledhja.

Kujtojmë se seanca e sotme e komisionit vjen disa ditë pas arrestimit të ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, si i dyshuar në përfshirjen e aferave korruptive me tenderat e incenereatorve. Në kërkim janë shpallur edhe dy bashkëpunëtorët e Kokës.

Kujtojmë se kallëzimi penal u bë nga LSI-ja. Ndërsa hetimi ishte nismë e Partisë Demokratike që kërkuan edhe ngritjen e Komisionin Hetimor për Inceneratorët.

Të fundit