Flash News

DITARI POLITIK

Mblidhet Komisionit për Sterilizimin dhe Check Up, debat mes Vokshit dhe Ndrecës

Mblidhet Komisionit për Sterilizimin dhe Check Up, debat mes Vokshit dhe

Është mbledhur sot Komisioni Hetimor i Sterilizimit dhe Check Up. Mbledhja u shoqërua me debate mes kryetares së komisionit, Albana Vokshi, dhe deputetit socialist Plarent Ndreca.

Socialisti tha se duhet të informohet Sekretari, pasi nga pikëpamja administrative ai drejton procesin. Nga ana tjetër, Vokshi i është drejtuar duke thënë se nuk mund të shantazhojnë stafin.

Debati:

Ndreca: Sekretari është ai që drejton nga pikëpamja administrative gjithë procesin. Duhet të informohet sekretari, edhe kryetarja duhet të informojë sekretarin…

Vokshi: Ai nuk ka kontroll, asnjë shantazh ndaj stafit, ta harroni

Ndreca: A po thyeni etikën?

Vokshi: Çfarë keni këtu do e bëjmë këtu, do e miratohet këtu

Ndreca: Jeni duke thyer etikën, po ndërprisni

Vokshi: Merret vendimi final këtu dhe pastaj është stafi që menaxhon shkresën…

Ndreca: Po më informon mua?

Vokshi: Po bëni presion, dhe po disinformoni

Ndreca: Po thyeni etikën

Vokshi: Të lutem thojini gjërat ashtu si është ligji jo si e keni në mendje për të penguar këtë komision

Ndreca: Nuk ka asnjë pengesë … ajo që po them unë, sekretari sipas ligjit është ai që drejton pjesën administrative. Për çdo shkresë dhe vendim të komisionet sekretari është përgjegjës për ti zbardhur. Nuk besoj se ka nevojë për debat kjo gjë.

Vokshi: Ai është thjeshtë sekretar jo supersekretar. Nuk drejton asgjë çfarë i përket këtij komisioni, për zbardhjen e vendimeve, nuk kalon asgjë nga sekretari

Ndreca: Secili ka mbi shpatullat e veta për të zbatuar ligjin, edhe ti ke përgjegjësinë tënde për si e zbaton ligjin. Ku e keni marrë të drejtën që ndërhyni

Vokshi: Nuk ia kaloj dot sekretarit vendimet e Komisionit, po disinformon

Ndreca: E mbaj unë përgjegjësinë, po ti ku e ke marrë të drejtën për të më ndërprerë?

Vokshi: Vazhdoni

Vasili: Kemi ardhur të bëjmë mbledhje apo të dorëzojmë Komisionin në duar të sekretarit

Të fundit