Flash News

E-TJERA

Mblidhet Kuvendi i Burrave të Shalës: Këto kulla janë bërë me djersë e gjak, qeveria të ndërpresë aksionin

Mblidhet Kuvendi i Burrave të Shalës: Këto kulla janë

IKMT po vijon me aksionin e shembjeve në Theth ku ka hasur me rezistencën e banorëve dhe pronarëve të ndërtesave.

Për të shqyrtuar gjendjen, është mbledhur Kuvendi i Burrave të Shalës, në prani të meshtarit të zonës, Dom Kastrioti.

Kuvendi ka kërkuar njëzëri ndalimin e menjëhershëm të aksionit të prishjeve dhe shtyrjen e çdo veprimi që cenon jetën dhe pasurinë e banorëve autoktonë. Sipas burrave të Kuvendit pa pëlqimin e komunitetit, asnjë investitor i huaj nuk do të mund të gëzojë kurrë qoftë edhe një centimetër tokë.

Zef Vladi, Bajraktari i Shalës, tha se kullat e Thethit janë ndërtuar me djersë e janë mbrojtur me gjak, ndërsa i kërkoi qeverisë të mos shkatërrojë, por të dialogojë me banorët. Vladi theksoi gjithashtu se këto kulla janë bërë me djersë dhe mbrojtur me gjak.

“Kam bërë thirrje qeverisë për të ndërprerë aksionin se nuk është e arsyeshme. U kam bërë thirrje se ata i kanë gabimet, i kanë parë me sytë e vet që janë bërë, nuk duhet të ishin lejuar të bëheshin. Ato shtëpitë tona nuk janë prish akoma, por do tu vijë dita. Duhet me vlerësuar si tek familja ime.

Edhe në Kosovë kur serbi ka ardh, atje u derdhte gjak, edhe zemra e shqiptarëve derdhte gjak. Anë e mbanë botës, gjithë dukagjini, Puka, më kanë shkruar që jemi me ju, por gjithmonë duke kërkuar të drejtat tona. Ne jemi ata që e kemi mbrojtur këtë tokë. Këto kulla janë bërë me djersë e larë me gjak, i kemi mbrojtur me gjak. Nuk është e arsyeshme as shteti, as kurrkush me ardhur me hy në tokat tona, tokat shekullore.

Ku sot i ke pa tapi. Të ulemi të bisedojmë, jo të shkatërrojmë. Jemi vëllezër, nuk është e arsyeshme. Po del populli në rrugë të madhe, jemi për paqe, por duhet të bisedojmë, kërkoj dialog me ta. Të vijnë këtu, përse shembin, jemi vëllezër”, tha Zef Vladi.

Të fundit