Flash News

E-TJERA

Mblidhet Kuvendi, raportojnë drejtuesit e institucioneve të drejtësisë

Mblidhet Kuvendi, raportojnë drejtuesit e institucioneve të
Kuvendi i Shqipërisë

Kuvendi do të mblidhet sot në orën 10.00 për seancën plenare të radhës. Në rendin e ditës janë 13 pika.

Drejtuesit e SPAK, Prokurorisë së Përgjithshëm, Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Laertë Gjyqësor do të paraqesin raportet për vitin 2020 në lidhje me punën e këtyre institucioneve.

Gjithashtu do të votohen dy akte normative që lidhen me marrëveshje të qeverisë me distributorin turk të vaksinave “KEYMEN ILAÇ SANAYI VE TICARET A.S”.

Një tjetër akt që pritet të miratohet lidhet me ndryshimin e një VKM-je për masat administrative gjatë pandemisë.

Të fundit