Flash News

E-TJERA

Mblidhet pas tri vitesh Gjykata Kushtetuese, çfarë u vendos në takimin e parë

 

Mblidhet pas tri vitesh Gjykata Kushtetuese, çfarë u vendos në
Foto ilustruese

Pas plotësimit të Gjykatës Kushtetuese me tre anëtarë të rinj, Altin Binaj, Përparim Kalo dhe së fundmi edhe Sonila Bejtja, dhe krijimit të trupës prej 7 gjyqtarësh, sot, u zhvillua Mbledhja e parë e Gjyqtarëve.

Sipas njoftimit nga Drejtoria e Marrëdhënieve me Publikun dhe me Jashtë në këtë mbledhje të parë u ra dakord që në ditët e para të muajit janar të vitit 2021, trupa të mblidhet për të shqyrtuar çështjet që sipas ligjit i përkasin për kompetencë Mbledhjes së Gjyqtarëve, si dhe për të kryer veprimet e nevojshme përgatitore dhe organizative për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese.

Të fundit