Flash News

E-TJERA

Mblodhi drejtuesit e policisë në qarqe, zbardhen porositë e Gledis Nanos

Mblodhi drejtuesit e policisë në qarqe, zbardhen porositë e

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit mblodhi mëngjesin e sotëm drejtuesit e uniformave blu në qarqe. Ky takim vjen një ditë pas krimit që ndodhi në kryeqytet, ku një person mbeti i pajetë dhe u plagosën katër të tjerë.

Nano nuk ka dhënë një prononcim në përfundim të mbledhjes, por mediat kanë zbardhur disa nga porositë që ai iu ka dhënë vartësve.

Fokusi ka qenë marrja e masave urgjente për parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e personave në kërkim dhe të atyre që qarkullojnë me armë zjarri me vete. Gjithashtu ai ka kërkuar më shumë punë për zbardhjen dhe vënien para drejtësisë së ngjarjeve të ndodhura.

Një tjetër porosi e Nanos ka qenë thellimi i bashkëpunimit dhe koordinimit mes strukturave policore që operojnë në pikat e kalimit kufitar, ato në terren e me shërbimet inteligjente.

Duke vendosur dhe objektivat e këtij viti, Drejtori i Përgjithshëm ka kërkuar intensifikimin e kontrolleve në terren për të goditur apo parandaluar çdo veprim të paligjshëm. Sa i përket parandalimit të aksidenteve rrugore, Nano ka vënë theksin te makinat inteligjente, radarët dhe përdorimi i pajisjeve të tjera.

Të fundit