Flash News

E-TJERA

Mbollën kanabis në pyll, arrestohen dy vëllezërit në Tepelenë (EMRAT)

Mbollën kanabis në pyll, arrestohen dy vëllezërit në

Dy vëllezër janë arrestuar nga Policia në Tepelenë pasi akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike.

Në pranga kanë rënë Ismail dhe Amarildo Dervishi pasi kishin mbjellë 137 bimë narkotike në pyllin e fshatit Luftinjë, fidanë të cilët janë asgjësuar nga Policia. 

“Konkretisht, gjatë operacionit “Midnight”, të finalizuar rishtas, u vunë në pranga shtetasit I. D., 23 vjeç dhe A. D., 30 vjeç, vëllezër, të dy banues në fshatin Luftinjë 1. Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin kultivuar 137 bimë narkotike Cannabis Sativa, në zonë të pyllëzuar, në lagjen “Likaj”, në fshatin Luftinjë 1”, njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme

Të fundit