Flash News

E-TJERA

Mbolli drogë në mes të misrit, arrestohet 34-vjeçari në Kurbin (EMRI)

Mbolli drogë në mes të misrit, arrestohet 34-vjeçari

 

Një 34-vjeçar është arrestuar nga Policia në Kurbin pasi akuzohet për kultivim të lëndëve narkotike. 

Në pranga ka rënë Armando Përdoda i cili sipas Policisë kishte mbjellë rreth 50 bimë të dyshuara kanabis sativa të fshehura mes një parcele me misër. 

Sakaq është proceduar penalisht edhe bashkëshortja e 34-vjeçarit e cila ishte bashkëpunëtore në këtë veprimtari kriminale. 

Njoftimi i plotë i Policisë 

Në kuadër të operacionit policor antikanabis të koduar “Koordinata”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin kanë goditur një tjetër rast të kultivimit të bimëve narkotike.

Gjatë kontrollit të territorit, në Fushë-Milot, Njësia Administrative Milot, u zbulua një parcelë me 50 bimë të dyshuara narkotike të llojit cannabis sativa, të kultivuara ndërmjet një kulture misri.

Bimët u asgjësuan me anë të djegies, ndërsa një pjesë e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Gjatë ndërhyrjes, në parcelë u kap në flagrancë shtetasi Armando Përdoda, i cili u arrestua për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, për veprime të mëtejshme, për bashkëshorten e tij, shtetasen E. P., 26 vjeçe, pasi dyshohet se ka qenë në dijeni dhe bashkëpunim në këtë veprimtari të kundërligjshme.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të rastit dhe identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të mundshëm.

Operacioni policor antikanabis “Koordinata” vijon, pa ndërprerje, në të gjithë territorin e vendit.

Të fundit