Flash News

E-TJERA

Mbolli kanabis në banesë dhe pyll, arrestohet 60-vjeçari nga Skrapari; më herët ra në pranga gruaja dhe djali i tij

Mbolli kanabis në banesë dhe pyll, arrestohet 60-vjeçari nga

Një 60-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike". I arrestuari është M. M., 60 vjeç, banues në fshatin Dobrenjë, Skrapar.

Ai ishte shpallur në kërkim prej datës 22 korrik, pasi gjatë kontrollit në banesë dhe në pyllin në afërsi të saj, policia ka gjetur kubikë me fidanë cannabis sativa dhe dy krehra me fishekë.

Për këtë veprimtari të paligjshme në datën 23 korrrik u arrestua në flagrancë bashkëshortja e 60-vjeçarit M. M., dhe djali i tyre Q. M., si bashkëpunëtorë.

Të fundit