Flash News

E-TJERA

Mbolli tokën me kanabis, arrestohet 60-vjeçari në Poliçan, në pranga kryeplaku dhe inspektori i pyjeve; një tjetër në kërkim

Mbolli tokën me kanabis, arrestohet 60-vjeçari në

Një 60-vjeçar është arrestuar në Poliçan pasi kishte mbjellë një sipërfaqe toke me lëndë narkotike kanabis. Në pranga janë vënë kryeplaku i fshatit dhe inspektori i pyjeve të akuzuar për “Moskallëzim Krimi”.

Ndërsa në Dimal u shpall në kërkim 46-vjeçari Sh. Dh pasi në ullishten e tij u gjet një bimë narkotike e dyshuar si kanabis sativa. Është arrestuar dhe kryetari i fshatit Bistrovicë për “Shpërdorim detyre”.

Njoftimi i policisë:

DVP Berat

Vijon kontrolli masiv i territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Evidentohen dhe goditen dy raste të tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Bie në prangat e policisë autori i dyshuar i tentativës për kultivim në Poliçan si dhe shpallet në kërkim autori tjetër i dyshuar në Dimal.

Arrestohet Kryetari i fshatit Zhitom i Vogël dhe Inspektori i Pyjeve si dhe procedohet penalisht Kryetari i fshatit Bistrovicë, për veprat penale "Shpërdorim detyre" dhe "Moskallzim krimi".

Shërbimet e Policisë së DVP Berat, në bazë të informacioneve të siguruara si dhe në vijim të kontrollit të territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, kanë evidentuar në fshatin Zhitom i Vogël, Poliçan dhe në fshatin Bistrovicë, Dimal bimë narkotike të dyshuara cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Poliçan, arrestuan në flagrancë shtetasin M.S., 60 vjeç, banues në fshatin Zhitom i Vogël, pasi në afërsi të tokës së tij u gjetën bimë narkotike të dyshuara cannabis sativa.

Gjithashtu specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Poliçan arrestuan në flagrancë dhe shtetasit P.Q., 56 vjeç, me detyrë Kryetar i fshatit Zhitom i Vogël dhe J.L., 52 vjeç, me detyrë Inspektor i Shërbimit Pyjor, pasi dyshohen se kanë konsumuar elementët e veprës penale "Shpërdorim detyre" dhe "Moskallëzim Krimi.

Dimal/Nga Specialistët e Seksionit për Krimet në Stacionin e Policisë Dimal u shpall në kërkim shtetasi Sh.Dh., 46 vjeç, banues në fshatin Bistrovicë, Dimal, pasi në ullishten në pronësi të tij u gjetën bimë narkotike të dyshuara cannabis sativa.

Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi J.A., 70 vjeç, me detyrë Kryetar i fahatit Bistrovicë, pasi dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale "Shpërdorim detyre"

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

 

Të fundit