Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Ekrem Spahiu
Historia i ka të gjitha dëshmitë dhe arsyetimet historike, politike, juridike dhe ushtarake se Mbretëria shqiptare ishte promotori i qëndresës dhe Luftës Antifashiste.
Historiografia komuniste, përkundër dëshmive të patjetërsueshme dhe arsyetimeve të paanëshme, sajoi alibira për raportin e Zogut me Italinë, sikur ai e shiti Shqipërinë, sikur ai e priti krahëhapur pushtimin fashist dhe sikur ai e braktisi vendin.
Por e vërteta historike nuk përcaktohet ideologjikisht.
Është fakt që volumin më të madh të marrëdhënieve ekonomike dhe ushtarake, Zogu e adresoi me Italinë. Por pyesim: cila kohë dhe cili shtetar shqiptar nuk e ka konsideruar Italinë partnerin më të madh strategjik? Madje edhe shteti komunist shqiptar konsideronte se “Marrëdhëniet tona me Italinë janë normale, janë përmirësuar vazhdimisht dhe janë të gjitha mundësitë për përmirësimin e mëtejshëm të tyre”.
E rëndësishme është të vihet në dukje se në momentin që Mbreti Zog konstatoi se Italia kishte qëllime të largëta pushtuese ndaj Shqipërisë, ai nuk i pranoi ftesat, kërkesat, ultimatumet apo presionet fashiste italiane për t’a lidhur përjetësisht Shqipërinë me të ashtuquajturat “traktate të përbshkëta mbrojtëse”, të cilat ishin instrumente politike të parapushtimit ushtarak, një “përqafim mbytës i Italisë”, siç do ta cilësonte një studiues. Italia ndoshta e paragjykonte Mbretin Zog si një shtetar që mund të “lëshonte pé pas një presioni italian kundër vullnetit të tij, ose interesave të veta”. Brenda këtij paragjykimi, pala taliane kishte menduar se kërcënimi financiar mund të përdorej si presion që të pranohej përtëritja e Traktatit dhe se “politika e shtrëngimit të vidave, ndërprerja e ndihmës, dmth. pezullimi i derdhjes së këstit të huasë...do të ishin leva e Arkimedit që do ta thyente mbretin”. Por këto presione, siç është vërtetuar në shumë dokumente, “nuk arritën ta tundnin nga qëndrimi i tij i pakthyeshëm”.
Është e dëshmuar tashmë me dokumente autentike se “Nga mesi i muajit shkurt 1939, relatat shiptaro-italiane morën një kthesë përkeqësimi të mëtejshëm kur mbreti i shqiptarëve nisi të luajë me karta të hapura” dhe se përpjekjet e Mbretit Zog për të denoncuar veprimtarinë subversive italiane, pala italiane kërkoi t’i asfiksojë përmes përpjekjeve të saj deri edhe “për të eleminuar Mbretin Zog”, si pengesë kryesore ndaj planeve pushtuese.
Nëse Mbreti Zog do ta kishte “shitur” Shqipërinë, sikurse i fryn këtij avazi historiografia komuniste, atëherë Italia do të vinte në Shqipëri me jahte turistike. Përkundrazi, është tashmë e njohur botërisht se Italia e pushtoi Shqipërinë me një plan të mirëstudiuar ushtarakisht, përmes një operacioni të mirëfilltë ushtarak, ku u angazhuan forcat e njësive të mëdha operative prej mbi 25,000 ushtarë, qindra avionë luftarakë, dhjetra luftanije, etj.
Ndërkohë është po ashtu e njohur zyrtarisht qëndresa dinjitoze e ushtrisë dhe e xhandarmërisë shqiptare nën udhëheqjen e major Abaz Kupit, një nga ushtarakët besnikë të Zogut.
Historiografia komuniste, madje edhe ajo e mëvonëshme, e ka anatemuar largimin e Mbretit Zog nga Shqipëria sikur përbënte “braktisje të luftës antifashiste”. Por, me arsyetim të shëndoshë, jo të verbër, do të gjejmë Haakon VII i Norvegjisë refuzoi për t'iu nënshtruar presionit gjerman në Luftën e Dytë Botërore që i kërkoi atij të abdikonte, frymëzoi qëndresën e ushtrisë, mërgoi në Angli dhe u kthye nga mërgimi në Norvegji në qershor 1945, duke gëzuar kështu nderimin e popullit norvegjez. Afërsisht të njëjtës peripeci iu nënshtrua edhe Mbretëresha Vilhelmina e Holandës. Përkundër, Mbreti Leopold III i Belgjikës qëndroi qëndroi në vend por, i detyruar nga supremacia ushtarake gjermane u detyrua të kryejë akt dorëzimi, çka i kostoi një kalvar të gjatë politik e poshtërues deri në humbjen e fronit.
Mbreti George II i Greqisë, Dukesha e Madhe Charlotte e Luksemburgut, Mbreti Peter II i Jugosllavisë, Presidenti Edvard Beneš i Çekosllovakisë dhe Presidenti Vladysłav Raczkievicz i Polonisë, shkuan në mërgim gjatë pushtimit nazist të vendeve të tyre.
Askush nuk i shpalli këta krerë shtetesh “tradhëtarë” të vendeve të tyre. Ata thjesht nuk pranuan pushtimin dhe, për rrjedhim, nuk do të pranonin as poshtërimin që do të pësonin nga një fuqi dhjetra herë më e madhe dhe e egër sikurse ishte Gjermania naziste.
Atëherë, edhe arsyetimi i shëndoshë i historiografisë shqiptare duhet ta shkruajë me gërma të mëdha se largimi i Zogut nga Shqipëria ishte shprehje e mospranimit të pushtimit, duke i kursyer prestigjit të Shqipërisë dhe të vetes poshtërimin nga pushtuesit fashistë apo nazistë.
Sikur të pranonim tezën komuniste se Zogu e “shiti” Shqipërinë, atëherë do të duhet të pranonim edhe tezën se ai, fare natyrshëm, do të shkonte të vendosej në ndonjë vilë në Itali, ku do ta prisnin me lule. Por, sikurse është e njohur, Zogu nuk shkeli kurrë në Itali gjatë gjithë jetës së tij. Përkundër, ai zgjodhi të qëndrojë dhe të punojë për luftën antifashiste pikërisht në Britani, në shtetin që udhëhoqi luftën kundër fashizmit dhe nazizmit, për të ushtruar angazhimin e tij antifashist e antinazist, përmes diplomacisë aktive në Londër dhe aktivizimit të forcave zogiste brenda Shqipërisë në përkrahje dhe mbështetje të Aleancës së Madhe Antifashiste.
Ndërkohë, forcat besnike të tij në këtë luftë të udhëhequra nga Abaz Kupi, vijuan qëndresën antifashiste, pikërisht në periudhën kur asnjë forcë tjetër politike nuk e kishte filluar këtë luftë. Abaz Kupi ruajti pikërisht trashëgiminë dhe besnikërinë antifashiste të Mbretit, duke vijuar edhe më tej qëndresën antifashiste duke pranuar, njëherësh, të bashkëpunonte edhe me forcat e tjera ushtarake antifashiste të vendit, duke u pranuar për këtë qëndrim e kontribut si antar i barabartë i Shtabit të Përgjithshëm Antifashist.
Kështu, historia i ka të gjitha dëshmitë dhe arsyetimet historike, politike, juridike dhe ushtarake se Mbretëria shqiptare ishte promotori i qëndresës dhe Luftës Antifashiste. Sepse historia nuk bëhet me arsyetime ideologjike. Prandaj, ashtu sikurse Mbretëria u monumentalizua si shtet, ashtu duhet dhe do të moumentalizohet zyrtarisht edhe kontributi antifashist i saj, i Ahmet Zogut dhe i mbretërorëve shqiptarë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38