Flash News

E-TJERA

“Mbrohej nga trupat turke”, gazetari: Erdoganit edhe ushqimin ia kontrolluan para se ta hante

“Mbrohej nga trupat turke”, gazetari: Erdoganit edhe ushqimin ia

Gazetari Artan Hoxha ka treguar detaje nga vizita e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, lidhur me mbrojtjen dhe sigurinë e tij, gjatë aktiviteteve që do zhvilloheshin në Shqipëri.

Në studion e “Opinion”, gazetari përmes një mesazhi dërguar drejtuesit të emisionit Blendi Fevziu, shkruante se mbrojtja dhe siguria e Erdogan u garantua nga garda presidenciale, njësitë speciale dhe personeli i shërbimeve sekrete të ardhura nga Turqia. Sipas tij, policia shqiptare mbrojti vetëm aktivitetet e zhvilluara.

Ndër të tjera, gazetari shton se edhe ushqimi që presidenti turk do të konsumonte n]ë kryeministri është kontrollua fillimisht nga truprojat turke, para se t’i servirej.

“Mbrojtja e afërt e Erdoganit u bë nga garda presidenciale turke dhe nga rojet e tij, është protokoll kudo që ai lëviz. Madje dhe makina që ai lëvizte Erdogani ishte sjell nga Turqia, nuk ishte makinë e jona e blinduar që përdor shteti shqiptar, pra mbrojtja personale e Erdoganit u bë nga trupat turke, garda dhe policia jonë kanë mbrojtur vetëm në distancë aktivitetet që janë zhvilluar dhe lëvizjet gjatë qarkullimit të eskortës. Madje dhe ushqimi që konsumoi Erdogani në katin e parë në kryeministri, diku rreth orës 15:40, u kontrollua dhe u miratua nga truprojat turke përpara se të servirej. Nga Turqia kishte ardhur garda presidenciale, njësia speciale që ruan Erdoganin dhe personeli i shërbimeve sekrete turke. Pra siguria e Erdoganit është mbuluar 100% nga trupat turke gjatë vizitës në Tiranë”, shkruante Artan Hoxha.

Të fundit