Flash News

E-TJERA

Mbrojtësi i kombëtares Erjon Hoxhallari dhe fizioterapisti rezultojnë me Covid-19

Mbrojtësi i kombëtares Erjon Hoxhallari dhe fizioterapisti

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare Erjon Hoxhallari dhe fizioterapisti Arzen Voci kanë rezultuar pozitivë me Covid-19. Lajmin e ka bërë me dije Federata Shqiptare e Futobllit.

Ndërkohë kombëtarja shqiptare ka nisur që prej ditës së hënë grumbullimin dhe stërvitjet intensive në kuadër të dy sfidave të rëndësishme ndaj Hungarisë dhe Polonisë, të vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror “Katar 2022”.

Ndërsa Hoxhallari dhe Voci janë larguar menjëherë nga hoteli ku gjenden të grumbulluar, për t’u karantinuar dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Nisur nga kjo, FSHF bën me dije Hoxhallari nuk do të jetë pjesë e kombëtares për dy ndeshjet që cilësohen si vendimtare për Shqipërinë në ëndrrën për të prekur zonën e play-off-it, ku fillimisht do të luajnë më 9 tetor ndaj Hungarisë në transfertë, ndërsa tre ditë më vonë, më 12 tetor do të presin Poloninë në stadiumin “Air Albania”.

Të fundit