Flash News

E-TJERA

Mbron Ramën në Shqipëri, quan Gjermaninë vend të korruptuar. Gjejeni kush është?

Mbron Ramën në Shqipëri, quan Gjermaninë vend të

Në përpjekje për të mbrojtur Ramën dhe qeverinë, analisti Baton Haxhiu ka zgjedhur të zhvendosë debatin përtej kufijve, duke sulmuar drejtpërdrejt Gjermaninë.

Përt ë kundërshtuar qëndrimet kritike që vijnë nga ndërkombëtarë, Batoni tha shprehimisht se “Gjermani është një nga vendet më të korruptuara”. Madje, Haxhiu vlerësoi se Berlini nuk ka moral që t’i japë mend Tiranës.

“Gjermania është një prej vendeve më të korruptuara në këtë moment dhe ajo është ndoshta kryesori që vendos se kur, kush do të hyjë apo jo. Nuk është etike çfarë bën Gjermania dhe mendoj që ka ardhur koha që për këto gjëra të cilat kanë të bëjnë me një person të mos jenë faktor për arsye se na kanë lodhur me gjëra pa lidhje. Ish-kancelari gjerman ka punuar me Putin për kaq vite e tani vijnë e shesin moral”, deklaroi Baton Haxhiu.

Ironia qëndron në faktin se për të mbrojtur Ramën në Tiranë, vihet në diskutim integriteti i një prej shteteve më të rëndësishme të Bashkimit Europian – një vend që prej vitesh konsiderohet një nga mbështetësit kyç të integrimit të Shqipërisë.

Të fundit