Flash News

E-TJERA

Mbushte shtëpitë me kanabis në Spanjë, arrestohet 25-vjeçari nga Dibra në Tiranë

Mbushte shtëpitë me kanabis në Spanjë, arrestohet

FAST Albania ka arrestuar një 25-vjeçar, të kërkuar nga autoritetet e drejtësisë spanjolle, si pjesëtar i një grupi kriminal që operonte në fushën e kultivimit dhe prodhimit të kanabisit.

I riu nga Dibra u akuzohet për veprat penale “Trafik droge”, “Organizatë kriminale” dhe “Vjedhje e energjisë elektrike”, të parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës.

 “Bazuar dhe në inteligjencën policore, njësia FAST Albania në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim të ngushtë me strukturat operacionale në DVP Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Castellon 2”, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin provizor me qëllim ekstradimin drejt Spanjës të shtetasit : G. S., 25  vjeç, banues në Maqellarë, Dibër”, njofton policia.

Të fundit