Flash News

E-TJERA

"Mbylle gojën! Pusho! ", Vokshi debat me Muzhaqin: Fëmijët e mi në këtë grup të qelbur, mos mi përmend

"Mbylle gojën! Pusho! ", Vokshi debat me Muzhaqin:

Dy deputete të PS dhe PD kanë debatuar me tone të ashpra sot në sallën e Kuvendit. 

Socialistja Bora Muzhaqi iu drejtua deputetes demorkate Albana Vokshin se si do të ndihej ajo nëse vajzës së saj do t’i drejtoheshin me të njëjtat fjalë që ajo vetë iu drejtuar Muzhaqit.

Vokshi është përgjigjur ashpër duke i thënë të mbyll gojën dhe të mos i përmend më kurrë fëmijët e saj në Kuvend.

Pjesë nga debati:


Muzhaqi: Si do të vinte ty po ti thonin vajzës tënde atë që më the ti mua?

Vokshi: Mos i përmend fëmijët e mi. Mbylle gojën. Fëmijët e mi mos mi përmend kurrë. Mbylle gojën. Pusho

Muzhaqi: Ti mos mi përmend prindërit

Vokshi: Fëmijët e mi në këtë grup të qelbur mos mi përmend. Mos guxo ta hapësh gojën.

Të fundit