Flash News

E-TJERA

Mbyllen 7 Gjykata të Apelit në vend, avokatët paralajmërojnë ankim në ‘Kushtetuese’

Mbyllen 7 Gjykata të Apelit në vend, avokatët

31 Janari shënon ditën e fundit të funksionimit për 7 Gjykata të Apelit në vend.

Duke filluar nga data 1 shkurt, do të funksionojë vetëm Gjykata e Apelit në Tiranë. ‘Shkrirja’ e gjykatave vjen pas miratimit të hartës së re gjyqësore e cila u kundërshtua mes debatesh, por qeveria vendosi ta miratojë.

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Shkodër, Anton Kosteri, ka thënë se do të përgatisin nja ankim në Gjykatën Kushtetuese. Të njëtjin veprim do të ndjekim edhe avokatët e Korçës dhe të Vlorës.

"Reagimi tani do të jetë vetëm në distancat ligjore, ne e kemi përgatitur një kërkesë për ta çuar në Gjykatën Kushtetuese, që do përfaqësohet nga dhoma e avokatisë së Shqipërisë. Të gjithë e kuptojnë shumë mirë se çfarë pasoja ka vajtja për gjykime nga Korça në Tiranë. Ne nuk po flasim vetëm për avokatin por po flasim për të gjithë njerëzit që do kenë konflikte gjyqësore", tha ai.

Funksionimi i vetëm një Gjykate të Apelit do të jetë kosto e lartë për qytetarët për shkak të distancës së largët të banimit në disa zona. Nëpër rrethe do të kryhen vetëm procedurat administrative, ndërsa gjykimi i çështjeve do të bëhet në Tiranë.

Të fundit