Flash News

E-TJERA

Mbyllen hetimet për 137 kg kokainë të ardhura nga Ekuadori, SPAK merr të pandehur biznesmenin Gentian Malindi: Dyshohet si porositësi

Mbyllen hetimet për 137 kg kokainë të ardhura nga Ekuadori, SPAK
Foto Ilustruese/ Gentian Malindi, operacioni ne Durrës

Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion ka mbyllur hetimet për 137 kg e kokainës të kapura në Portin e Durrësit, gjatë operacionit të policisë shqiptare ku u përfshinë edhe autoritetet greke e DEA amerikane.

Mësohet se, në përfundim të hetimeve Spak ka marrë si të pandehur biznesmenin Gentian Malindi (i cili ndodhet në arrati), peshkatarin Altin Myslihaka dhe punonjësin e sigurisë në portin e Durrësit, Adrian Bega të cilët dyshohen si të përfshirë në trafikimin e kësaj ngarkese me narkotik nga Ekuadori.

Kujtojmë se, rreth 137 kilogram kokainë ishin fshehur në katër kontejnerë të mbushur me banane që vinin nga Ekuadori drejt Shqipërisë.  Porositësit e drogës, shfrytëzonin itinerarin e importit të frutave ekzotike për të transportuar “dërgesën” përmes 4 kontenierë frigoriferikë që trasportonin banane.

Pas pikasjes sasia e kokainës u bllokua në Portin e Pireut dhe me autorizimin e DEA-së autoritetet bën të mundur zëvendësimin e kokainës me oriz, dhe ndoqën rrjedhën e cila do ti çonte tek porositësi.

Gentian Malindi është konsideruar si personi që ka dalë garant për të marrë drogën nga kontejneri e më pas për ta dërguar në destinacionin e përcaktuar nga grupet kriminale arriti të arratisej pasi hapi një prej pakove dhe pa se aty nuk kishte kokainë por oriz.

Ndaj biznesmenit është në fuqi masa “arrest me burg”, ndonëse ai vetë ka kërkuar ndryshimin e saj.

Në burg për këtë ngjarje janë Ardian Bega, oficeri i sigurisë në Portin e Durrësit, si dhe punëtori në anijen e Gentian Malindit, Altin Myslihaka.

Prokuroria ka dyshime se të implikuar në trafikimin e 137 kg kokainë janë disa anëtarë të tjetër të grupeve kriminale që veprojnë brenda territorit Shqiptar kryesisht në Elbasan, Fier e Vlorë. 

Të fundit