Flash News

E-TJERA

Mbyllen hetimet për dosjen 184; 4 ish-zyrtarë përballë drejtësisë për 'shpërdorim detyre', pushohet çështja për gjithë të tjerët

Mbyllen hetimet për dosjen 184; 4 ish-zyrtarë përballë
Foto Ilustruese

Prokuroria e Dibrës ka përfunduar hetimet për dosjen 184, duke marrë si të pandehur 4 persona me akuzën për “shpërdorim detyre” dhe “kanosje të zgjedhësve”.

Mësohet se, personat e marrë si të pandehur janë:

Robert Aga ish-shef komisariati në Dibër, i akuzuar për shpërdorim detyre;

Drini Gjeçi, ish-drejtor i arsimit, akuzuar për shpërdorim detyre dhe kanosje të zgjedhësve;

Nuri Meda, zyrtar në njësinë administrative Tomin, akuzuar për shpërdorim detyre

Hasan Hoti, Njësia administrative Lurë, akuzuar për kanosje të zgjedhësve.

Ndërkaq, për pjesën tjetër të personave nën hetim për shit-blerje vote, Dionis Imeraj, Imer Lala, Arben Keshi, Bekim Krashi, Afrim Mikli, është kërkuar pushimi i çështjes për shkak të tejkalimit të afatit 3-vjeçar.

Dosja 184 kaloi të paktën 5 herë nga Dibra në Tiranë, Krime të Rënda, SPAK. Në fund SPAK e la në kompetencë të prokurorisë Dibër.

Kujtojmë se, kjo dosje solli debat politik e deri në protesta kundër mazhorancës nga opozita, pasi kjo e fundit e akuzonte atë për vjedhje të votave e manipulim rezultati duke i dhënë mandatin Muharrem Ramës.

Në përgjimet e publikuara nga media gjermane BILD në përgjime ishin funksionar të lartë të partisë socialiste, ministra të qeverisë si dhe komunikime të vetë kryeministrit Rama me vartësit e tij edhe në qarkun e Dibrës.

Të fundit