Flash News

E-TJERA

Mbyllen hetimet për ‘dosjen 184’, kërkohet pushim i hetimeve për kryebashkiakun e PS dhe Imer Lalën

Mbyllen hetimet për ‘dosjen 184’, kërkohet pushim i
Foto Ilustruese

Prokuroria e Dibrës ka përfunduar hetimet për “dosjen 184”, që implikonte zyrtarë të Partisë Socialiste në shitblerjen e votave.

Ndërkohë ka nisur në gjykatë seanca, ku të pandehur janë marrë 4 persona, Robert Aga, Drini Gjeci, Nuri Meta dhe Hasan Hioti. Mbi ta rëndojnë akuzat për “Shpërdorim detyre” dhe “Kanosje të zgjedhësve”.

Të pandehurit gjatë periudhës së zgjedhjeve kanë qenë me detyrë: Robert Aga ish-shef komisariati me Dibër, Drini Gjeci ish-drejtor i arsimit, Nuri Meda zyrtar në njësine administrative Tomin dhe Hasan Hoti zyrtar në njësinë administrative Lurë.

Organi i akuzës ka kërkuar të pushohen hetimet për kryebashkiakun socialist të Dibrës Dionis Imeraj, biznesmenin Imer Lala (babai i deputetes Reme Lala), Arben Keshin, Bekim Krashin dhe Afrim Milkin.

Të fundit