Flash News

E-TJERA

Mbyllen hetimet për ish-zëvendësministren, dosja kalon për gjykim

Mbyllen hetimet për ish-zëvendësministren, dosja kalon për

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kaluar për gjykim dosjen ndaj ish-zëvendësministres së Brendshme Rovena Voda.

Kjo e fundit akuzohet për “ushtrim të ndikimit të paligjshëm” dhe aktualisht ndodhet në “arrest shtëpie”.

Brenda dhjetë ditësh do të hidhet shorti, ku do të caktohet trupa gjykuese dhe seanca e parë, ku nis hetimi në themel.

Voda akuzohet nga SPAK se ka marrë para, telefon dhe një arkë me peshk nga Majlinda Hasani dhe Florida Beu për punësim në Ministrinë e Brendshme.

 

Të fundit