E-TJERA

Mbyllen hetimet për vrasjen e Edmond Papës, dërgohen për gjykim Bode dhe Velo

Mbyllen hetimet për vrasjen e Edmond Papës, dërgohen për

Prokuroria e Tiranës përfundoi hetimet dhe dorëzoi në gjykatë dosjen penale ndaj Andrea Bodes dhe Albano Velos të dyshuar për vrasjen e Edmond Papës në Tiranë.

Ndaj dy të pandehurve rëndon akuza e vrasjes me paramendim. Papa dyshohet se u vra në shenjë hakmarrje për vrasjen e Aleksandër Sadikaj i njohur si ‘Sanco’, gjatë një atentati me mine të telekomanduar.

Prokuroria ndërkohë ka ndarë një procedim penal për të identifikuar personat e tjerë të përfshirë në vrasjen e Papës.

Edmond Papa u vra në rrugën “Fadil Binaku” në Tiranë.

Të fundit