Flash News

E-TJERA

Mbyllen në apartament 21-vjeçaren në një apartament në Astir, arrestohet një nga të dyshuarit

Mbyllen në apartament 21-vjeçaren në një apartament

Policia e Tiranës ka arrestuar shtetasin Ermal Binjaku, 36 vjeç, i dyshuar si një nga autorët e ngjarjes së rëndë të ndodhur në zonën e Astirit, ku një 21-vjeçare, Sajma Qordja, u mbajt e mbyllur në një apartament nga disa persona.

Ngjarja ka alarmuar banorët e zonës, ndërsa viktima ka bërë denoncimin në polici. Pas denoncimit, ndërhyrja e forcave speciale ishte e nevojshme për hapjen e derës dhe shpëtimin e saj.

Gjatë kontrollit të apartamentit, policia ka gjetur armë zjarri, qese me shishe alkooli dhe pije energjike të konsumuara, si dhe një mjet identifikimi.

Sipas Policisë, Ermal Binjaku ka vepruar në bashkëpunim me persona të tjerë, të cilët janë shpallur në kërkim. Strukturat hetimore janë duke vijuar punën për kapjen e bashkëpunëtorëve dhe për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme ligjore.

Të fundit