Flash News

E-TJERA

Mbyllen tri fasoneri dhe Gjykata në Gjirokastër, 322 raste aktive në rang qarku

Mbyllen tri fasoneri dhe Gjykata në Gjirokastër, 322 raste aktive
Gjykata e Gjirokastrës

Gjykata e Gjirokastrës dhe tri fasoneri të këtij qarku kanë pezulluar aktivitetin, teksa stafi është infektuar me COVID.

Mësohet se të infektuar me COVID-19 kanë rezultuar kryetari i gjykatës, prokurori dhe një gjykatës.

Bëhet me dije se gjykata do të qëndrojë e mbyllur deri në 25 nëntor, ndërsa do të zhvillohen vetëm masat e sigurisë që cilësohen si urgjente.

Kujtojmë se shumë gjykata në vend janë prekur nga COVID-19, duke bërë kështu që në shumë prej tyre të ndalet puna.

Zyrtarisht në Gjirokastër janë 322 raste aktive me COVID, teksa në të gjithë Shqipërinë, që nga fillmi i pandemisë janë infektuar 25,294 persona.

Në total në vendin tonë si pasojë e Covid-19 kanë humbur jetën 579 qytetarë.

Të fundit