Flash News

E-TJERA

Mbyllet burgu i Zaharisë, caktohen datat kur do të transferohen të dënuarit

Mbyllet burgu i Zaharisë, caktohen datat kur do të transferohen

Burgu i Zaharisë është mbyllur pas 30 vitesh. Të dënuarit do të transferohen në burgun e Shënkollit, Lezhë në datat 27 dhe 28 nëntor.

Vendimi për mbylljen e tij u njoftua pak ditë më parë nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.

Burgu i Zaharisë ishte një ndër burgjet me kushtet më të këqija në vendin tonë, ku vuanin dënimin të burgosurit me probleme të shëndetit mendor. Në burgun ku do të transferohen, janë bërë gati disa ambiente të përshtatura si spital.

Prej vitesh organizmat ndërkombëtare kanë kritikuar ashpër Shqipërinë për situatën në burgun e Zaharisë.

Të fundit