Flash News

E-TJERA

Mbyllet çerdhja në Berat, pozitive me Covid-19 edukatorja dhe sanitarja. Të prekura edhe 2 punonjëset e zyrës civile

Mbyllet çerdhja në Berat,  pozitive me Covid-19 edukatorja dhe

Kanë rezultuar pozitive me Covid-19 dy punonjëse të Gjendjes Civile të rajonit nr.3 në Berat. Punonjëset janë kolege në të njëjtën zyrë dhe rezultojnë të jenë asimtomatike dhe në gjendje të mirë shëndetësore.

Të dyja kanë qenë të karantinuara që para 5 ditësh kur kishin bërë edhe tamponin, në pritje të përgjigjes që do të merrnin.

Të prekur nga koronavirusi kanë rezultuar edhe një edukatore dhe një sanitare në çerdhen e lagjes Donika Kastrioti në Berat. Mbas përgjigjes pozitive, edukatorja dhe sanitarja jane karantinuar ndërsa pas dezinfektimit është mbyllur për disa ditë çerdhja e kësaj lagjeje.

Numri i rasteve aktive në qarkun e Beratit ka arritur në 128, ndërkohë që përgjigjet e mbërritura pasditen e djeshme janë tamponet e kryer nga DSHP deri në dt.6 tetor.  

Të fundit