Flash News

E-TJERA

Mbyllet faza e parë e aplikimit për hetues në Byronë Kombëtare të Hetimit, skualifikohen 229 kandidatë

Mbyllet faza e parë e aplikimit për hetues në Byronë

Këtë të hënë, është mbyllur procesi i shqyrtimit të aplikimeve fillestare dhe përzgjedhjes së kandidatëve nga Komisioni i Përzgjedhjes në Byronë Kombëtare të Hetimit për Fazën e Aplikimit Fillestar.

Në total kanë aplikuar 650 persona për pozicionin hetues në “FBI-në shqiptare”.

Komisioni i Përzgjedhjes shqyrtoi gjithsej 653 aplikime, ku u kualifikuan 424 kandidatë dhe 229 kandidatë të tjerë nuk u skualifikuan.

Kandidatët e kualifikuar, në datën 14 tetor do t`i nënshtrohen Testit të Arsyetimit Logjik me shkrim.

Nga aplikantët që kanë kaluar fazën e parë  do të zgjidhen 60 hetues që më pas do të trajnohen më pas nga FBI dhe do të përbëjnë të gjithë grupin e hetuesve në BKH.

Ky grup final do të hetojë zyrtarët e lartë të përfshirë në krim dhe korrupsion.

 

Të fundit