Flash News

E-TJERA

Mbyllet gara e peshëngritjes, Erkand Qerimaj nuk ia del, renditet në vendin e 9

Mbyllet gara e peshëngritjes, Erkand Qerimaj nuk ia del, renditet në

Erkand Qerimaj mbylli garën e tij në Lojërat Olimpike në peshëngritje në kategorinë 81 kg për meshkuj duke u renditur në vendin e 9.

Qerimaj e mbylli garën me 338 kg në dygarësh, çka i dha mundësinë të zerë vendin e parë në baterinë e tij B. Në stilin e shkëputjes, Qerimaj ia doli me sukses në të treja provat dhe i mbylli me peshën 157 kg. Në shtytje peshëngritësi shqiptar e mbylli me 181 kg.

Ndërsa në dy provat e tjera, Qerimaj tentoi të ngrejë peshën 187 kg, por dështoi dhe nuk arriti dot të siguronte një medalje. Ai u rendit në vendin e 9 duke lënë pas dy peshëngritës që garuan me të në baterinë B.

 

Të fundit