Flash News
Aksident në Byppass-in e Fierit, humb jetën pasagjeri, drejtuesi dërgohet te Trauma
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Aksident i rëndë në Kroaci, humb jetën një shqiptar
Kontrollet në banesën e Veliajt, SPAK del me njoftim zyrtar
I kërkuan 20 mijë euro 36-vjeçarit, për të mos i publikuar video intime, arrestohen 3 të rinj në Tiranë
Mbyllet gara për postet drejtuese në Policinë e Shtetit, rreth 200 kandidatë në konkurs për 48 komisariate në vend
Faza e parë e konkursit për postet drejtuese në Policinë e Shtetit është mbyllur të premten, duke tërhequr interes të gjerë nga punonjësit e policisë. Rreth 200 oficerë me gradat "nënkomisar", "komisar" dhe "kryekomisar" janë përfshirë në garën për drejtimin e 48 komisariateve në të gjithë vendin, përfshirë edhe 10 gra që konkurrojnë për postin e shefes së komisariatit. Ky është një proces përzgjedhës që po zhvillohet për herë të parë, pas ndryshimeve të fundit ligjore në Policinë e Shtetit.
Komisioni përzgjedhës përbëhet nga tre gra dhe po shqyrton secilën kandidaturë në detaje përmes një procesi të posaçëm, që përfshin intervistimet dhe përzgjedhjen përfundimtare brenda afateve ligjore. Në garë janë përfshirë të gjithë shefat aktualë të komisariateve, përfshirë shefa krimesh, rendi dhe sigurisë.
Në fundjavë u përmbyllën gjithashtu intervistat për 42 kandidatë në garën për drejtuesit e qarqeve, ndërsa javën e ardhshme pritet të shpallen zyrtarisht emërimet e 12 drejtuesve të rinj. Komisioni përzgjedhës do të bëjë analizën për çdo kandidaturë fituese, duke caktuar emërimet në qarqe të ndryshme, përfshirë ato të konsideruara “të vështira” si Tirana, Shkodra, Durrësi, Vlora, Fieri, Lezha dhe Elbasani, ku niveli i kriminalitetit mbetet i lartë.
Ky konkurs është një qasje e re dhe e paprecedentë për Policinë e Shtetit, duke ofruar mundësi të barabarta për të gjithë oficerët ambiciozë që synojnë rolet drejtuese. Më herët, emërimet për pozitat e larta në polici bëheshin mbi bazën e një analize dhe në funksion të emrave në dispozicion, ndërsa tani kjo metodë u hap rrugën të gjithëve që dëshirojnë të ngjiten në hierarki përmes një gare.