Flash News

E-TJERA

Mbyllet gjykimi për dosjen 339/ Burg për 3 të akuzuarit, shpallet i pafajshëm nipin e ish-deputetit të PS

Mbyllet gjykimi për dosjen 339/ Burg për 3 të akuzuarit, shpallet

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar gjykimin për dosjen 339.

Në mbyllje të gjykimit janë deklaruar fajtorë Gentian, Florian dhe Oltian Marku të dënuar të tre me nga 9 vite e 4 muaj burg. GJKKO ka vendosur të shpallë të pafajshëm Samuel Ndokën, nipi i ish-deputetit socialist Arben Ndoka, për kryerjen e veprave “prodhim dhe shitje e narkotike, në kuadër të grupit të strukturuar penal”, pasi sipas GJKKO nuk provohet që ta ketë kryer ai veprën.

Njoftimi i GJKKO:

Kështu në përfundim të gjykimit janë deklaruar fajtorë:
1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Gentian Marku për kryerjen e veprave “prodhim dhe shitje e narkotike, në kuadër te grupit të strukturuar penal” “armëmbajtje pa leje dhe kundërshtim të forcave të policisë” parashikuar nga Neni 283/1 dhe 333/a dhe 334 te Kodit Penal dhe dënimin e tij me 14 vite burgim.
Në aplikim të nenit 406 uljen e 1/3 se dënimit dhe dënimin e tij përfundimtar me 9 vjet e 4 muaj burgim

2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Fation Marku për kryerjen e veprave “prodhim dhe shitje e narkotike, në kuadër të grupit të strukturuar penal” “armëmbajtje pa leje dhe kundërshtim të forcave të policisë” parashikuar nga Neni 283/1 dhe 333/a dhe 334 te Kodit Penal dhe dënimin e tij me 14 vite burgim.
Ne aplikim te nenit 406 uljen e 1/3 se dënimit dhe dënimin e tij përfundimtar me 9 vjet e 4 muaj burgim.

3. Deklarimin fajtor te pandehurit Oltion Marku për kryerjen e veprave “prodhim dhe shitje e narkotike, në kuadër të grupit të strukturuar penal” “armëmbajtje pa leje dhe kundërshtim të forcave te policisë” parashikuar nga Neni 283/1 dhe 333/a dhe 334 te Kodit Penal dhe dënimin e tij me 14 vite burgim.

Në aplikim të nenit 406 uljen e 1/3 se dënimit dhe dënimin e tij përfundimtar me 9 vjet e 4 muaj burgim.

Ndërkohë Gjykata e Posaçme ka vendosur:
4. Deklarimin e pafajshëm të pandehurit Samuel Noka (nipi i ish-deputetit të PS Arben Ndoka) për kryerjen e veprave “prodhim dhe shitje e narkotike, në kuadër të grupit të strukturuar penal” “armëmbajtje pa leje dhe kundërshtim te forcave te policisë” parashikuar nga Neni 283/1 dhe 333/a dhe 334 te Kodit Penal për shkak se nuk provohet që ta ketë kryer ai.

 

Të fundit