Flash News

E-TJERA

Mbyllet kapitulli i “Doktorit”, Valentino Rossi i jep “lamtumirën” MotoGP

Mbyllet kapitulli i “Doktorit”, Valentino Rossi i jep

Valentino Rossi do përfundojë karrierën e tij në MotoGP në fund të këtij sezoni. Rossi mbërtheu zemrën e mijëra fansave të MotoGP duke u kthyer në idhullin e tyre.

I njohur me nofkën “Dokori”, ai njoftoi zyrtarisht largimin nga kampionati pas 26 vitesh pjesëmarrje dhe fitues i 9 titujve kampion bote. Rossi vlerësoi skuadrën e tij për momentet e paharrueshme që i ka dhuruar, teksa shtoi se e ka shijuar pafund rrugëtimin e tij në MotoGP.

“Unë kam marrë një vendim për vitin tjetër, pas pushimeve të verës. Unë kam vendosur të ndaloj në fund të sezonit. Fatkeqësisht, ky do të jetë gjysmë sezoni im i fundit në MotoGP. Vitin tjetër jeta ime do të ndryshojë në një këndvështrim, por gjithsesi. Ishte fantastike dhe e shijova shumë. Ishte një udhëtim shumë i gjatë. Dhe ishte shumë e këndshme. Janë gati 25, 26 vite në botën e kampionatit. Kam pasur momente të paharrueshme me skuadrën time dhe të gjithë djemtë që punuan për mua”, ka thënë Rossi.   

Të fundit