Flash News

E-TJERA

Mbyllet me barazim pa gola pjesa e parë Hungari-Shqipëri, dominojnë kuqezinjtë

Mbyllet me barazim pa gola pjesa e parë Hungari-Shqipëri,

Ka përfunduar 0-0 pjesa e parë e sfidës mes Shqipërisë dhe Hungarisë. Asnjë prej skudarëve nuk ka mundur të shënojë në portat e stadiumit 'Puskas Arena’, por kuqezinjtë e kanë dominuar sfidën.

Berat Gjimshiti u dëmtua gjatë lojës dhe u nxorr me barelë nga fusha.  Kujtojmë që një muaj më parë djemtë e kombëtares i mundën hungarezët në rezultatin 1-0 në Elbasan Arena.

Kjo është një ndeshje e rëndësishme për fatin e kuqezinjëve në Botërorin Katar 2022 dhe Shqipërisë i duhet një 3 pikësh, por mbetet për t'u parë si do të vijojë loja në pjesën e dytë.

Të fundit