E-TJERA

Mbyllet pa gola përballja Shqipëri-Serbi, Manaj humb shansin e 'artë'

Mbyllet pa gola përballja Shqipëri-Serbi, Manaj humb shansin e

Është mbyllur pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi e cila u luajt në stadiumin 'Air Albania' në Tiranë. 

Pavarësisht rasteve të shumta të krijuara në 96 minuta lojë, kuqezinjtë nuk ia dolën dot të marrin tre pikët. 

 Mundësinë më të mirë e kishte Rey Manaj në fundin e pjesës së parë, por sulmuesi gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, pas 11 metërshit të fituar nga Hysaj.  Rastet e tjera nuk munguan, me Brojën dhe Bajramin që gjithashtu iu afruan avantazhit, por gabuan në metrat e fundit.

Ky është barazimi i parë për Shqipërinë në Grupin K, pas një fitoreje dhe një humbje në dy ndeshjet e para. Pas tre ndeshjeve, kuqezinjtë e mbajnë vendin e dytë me katër pikë, pesë më pak se Anglia kryesuese. Për serbët kjo ishte ndeshja e parë kualifikuese dhe renditen në vendin e katërt me një pikë.

Sfida e radhës për Shqipërinë është në transfertë ndaj Letonisë. 

Të fundit