Flash News

E-TJERA

Mbyllet përfundimisht burgu i grave në Ali Dem, transportohen në Pogradec të paraburgosurat e fundit

Mbyllet përfundimisht burgu i grave në Ali Dem, transportohen në

Është mbyllur përfundimisht burgu i grave në "Ali Dem".

Sot u transportuan nga policia e burgjeve, 30 të paraburgosurat e fundit që do të mbahen në burgun e Pojskës, Pogradec.

Burgu i Ali Demit në Tiranë pritet të kthehet në një burg gjysmë të hapur ku do të mbahen të burgosurit me gjysmë liri.

Këta do të jenë shtetas të dënuar që shkojnë në burg vetëm natën kurse ditën punojnë ose do ndjekin një shkollë.

Me urdhrin e Ministrit të Drejtësisë ”Për kategorizimin e Institucioneve të Ekzekutimeve Penale, ndër vite ishte kategorizuar si burg i sigurisë së zakonshme, me një seksion për gratë e dënuara dhe një seksion për gratë e paraburgosura me fëmijë deri në moshën 3 vjeç.

Të fundit