Flash News

E-TJERA

Mbyllet përkohësisht Porti i Barit, ndryshon orari për nisjen e trageteve nga Durrësi

Mbyllet përkohësisht Porti i Barit, ndryshon orari për nisjen e

Nisja e trageteve nga Porti i Durrësit do të bëhet dy-tre orë më herët se sa ishte planifikuar, për shkak të mbylljes së përkohshme të Portit të Barit.

Autoriteti Portual i Durrësit ka njoftuar nisja do të bëhet në orën 19:00 dhe 21:00, jo në orën 22:00 sipas parashikimit. Imbarikimi do të fillojë në orën 16:00 për kamionët dhe në orën 17:00 për pasagjerët.

“NJOFTIM I RËNDËSISHËM PËR UDHËTARËT

Njoftojmë të gjithë udhëtarët që kanë rezervuar lundrimin e tyre mbrëmjen e sotme nga Porti i Durrësit drejt Portit të Barit, me tragetin “AF MARINA” dhe “RIGEL VII”, se për shkak të situatës së motit, i cili pritet të përfshijë rajonin e Adriatikut, nisja sotme do të bëhët në orën 19:00 dhe 21:00, jo në orën 22:00 sipas parashikimit.

Kërkojmë mirëkuptimin e udhëtarëve të cilët duhet të paraqiten më herët në Portin e Durrësit për të kryer në kohë procedurat e imbarkimit.

Përkatësisht, imbarikimi do të fillojë në orën 16:00 për kamionët dhe në orën 17:00 për pasagjerët.

Autoritetit italiane kanë njoftuar mbylljen e përkohëshme të Portit të Barit ditën e nesërme, dt. 22.02.2022 dhe për rrjedhojë do të reflektohet edhe në ndryshime apo anulime të përkohëshme të lundrimeve të planfikuara nga Porti i Durrësit”, thuhet në njoftim.

Të fundit